Ora News – “Colours of Albania”, promovimi i Shqipërisë përmes fotove

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pamjet e rralla bardh e zi të Marubëve të ardhura ndër vite, u ndërthurën në mënyrë të veçantë me Shqipërinë e sotme plot ngjyra, të sjella përmes objektivit të të rinjve në ?Colours of Albania?.
Fushata mbarëkombëtare dhe konkursi fotografik në mediat sociale për promovimin e Shqipërisë, këtë vit në edicionin e tij të tretë u zhvendos nga Tirana në Shkoder, për të shënuar një cikël të ri që do të jetë ai i rrugëtimit në të gjithë vendin. Pejsazhet e paprekura me bukuritë natyrore të alpeve, bregdetit, zonave historike, me qytetet dhe fshatrat prezantojnë një Shqipëri tjetër në sytë e botës dhe ky është misioni ynë tha në fjalën e tij ministri i jashtëm Ditmir Bushati, dikasteri i të cili me British Council dhe ambasadën Norvegjeze, mbeshtesin këtë nisëm.
Ditmir Bushati, minister i Jashtem: Jemi përpjekur dhe vetë procesi ia ka arritur që të fshijë kufijtë që ekzistojnë mes shqiptarëve në Ballkan.
Luçjan Bedeni, drejtor i muzeut ?Marubi?: Mijëra pasionantë të fotografisë përfshihen me pjesëmarrjen e tyre aktive në rrjetet sociale, duke shpërndarë por edhe duke na njohur kështu me bukuritë e fshehura të vendit tonë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/colours-of-albania-promovimi-i-shqiperise-permes-fotove/

Recommended