Ora News - Nga sot ofrohen 470 shërbime online përmes e-albania
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Nga kjo e hënë qytetarët mund të aplikojnë online për 470 shërbime përmes platformës e-albania. Ky revolucion digjital siç e cilësoi Kryeministri Edi Rama do të shkurtojë kohën dhe radhët e gjata në sportele. Nga drejtuesit e institucioneve kreu i qeverisë kërkoi lehtësim të procedurave dhe reduktimin e dokumenteve të panevojshme.

Prej kësaj të hëne 470 shërbime publike do të ofrohen online përmes platformës e-albania. Kryeministri Edi Rama nga Qendra Kombëtare e Biznesit njoftoi qytetarët se gjate aplikimeve online ata duhet të sigurojnë vetëm dokumentet individuale ndërsa ato shtetërore do të gjenden nga institucionet duke reduktuar burokracitë dhe pritjet në sportele.

Edi Rama: Mjafton që të hyni tek e-albania, tek qenra kombëtare e biznesit, të bëni aplikimin dhe nga sot nuk keni nevojë të sillni dosjen.

Kryeministri kërkoi nga drejtuesit e institucioneve lehtësim të proceduarave dhe eliminim të atyre dokumenteve që nuk janë të nevojshme.

Edi Rama: Këto dy muaj duhet të vazhdojmë të asistojmë me sportel, pastaj do mbyllen sportelet. Do jetë pak e vështirë në fillim, por njerëzit do e kuptojnë që kjo është rruga e duhur.

Deri në fund të këtij viti synimi i qeverisë është të ofrojë 90% të shërbimeve publike online.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/nga-sot-ofrohen-470-sherbime-online-permes-e-albania

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended