Ora News – Civici: Ministri teknik, asnjë të drejtë vendimmarrje

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT


Email
Disa proçese ekonomike dhe financiare pritet të frenohen apo stopohen me ndërrimin e titullarëve të disa insitucioneve shtetërore. Ekspertët e ekonomisë shprehen se Ministri teknik në krye të Financave të shqiptarëve do të mund të bëjë vetëm menaxhimin e punës dhe funksioneve të përditshme të institucioneve, por nuk kanë kompentencë për vendimmarrje afatgjata, dhënie koncesionesh apo marrëveshje të ndryshme.
Marrëveshja politike për Ministra teknik në 6 Ministri pritet të ketë efektin e parë në funksionimin e misionit dhe vendimmarrjes së tyre.
Ministër teknik në krye të Ministrisë së Financave përkthehet në një drejtues i cili do të menaxhojë vetëm punët e përditshme të këtij institucioni.
Kështu vlerëson eksperti i ekonomisë, Prof.Adrian Civici, duke shtuar se vetë marrëveshja politike e bërë, përkthehet me frenimin e disa proçeseve ekonomike dhe financiare.
Civici: Është normale që disa procese të rëndëssihme ekonomike dhe financiare do kenë një lloj frenimi deri në rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme dhe qeverinë e re që do jetë qeveri më fuqiplotë në krahasëim me këtë tekniken për këto ministri.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/civici-ministri-teknik-asnje-te-drejte-vendimmarrje/

Recommended