Ora News - Muho një tjetër Babale? Noka: Kështu sulmuan dhe Zaganin por koha i dha të drejtë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Teksa jo vetëm politika por edhe opinioni është ndarë lidhur me denoncimin e oficerit të Fushë Krujës Emiliano Nuho, deputeti demokrat Flamur Noka thotë se është prirur ti besojë.

I ftuar në Ora News, Noka kujtoi rastin e Zaganit, që sipas tij koka i dha të drejtë dhe provoi të gjitha akuzat e tij.

Noka: Në këtë vend shteti ka rënë. Kjo është qeveri që ka pasur skandale sa skandalet e 100 viteve shtet së bashku. Mbani mend kur doli skandali që plasi Zagani.Të njëjtat akuza u lëshuan dhe koha vërtetoi akuzat e Zaganit. Unë jam i prirur të besoj oficerin. Nuk është pa gjë fakti se kjo minorene e dhunuar kishte shkelur të gjitha komisariatet dhe nuk i merrte njeri denoncimin. I pushtetshmi mund ta vrasë, mund ta dhunojë qytetarin dhe është i paprekshëm.Kjo është motoja e rilindjes.

Noka akuzoi prokurorinë se është në shërbim të partisë në pushtet.

Noka: Edhe nëse do ndërhyjë do të ndërhyjë për të larë baltën e ngjarjes. Prokuroia është politike, prokurorja është prokurore politike e partisë në pushtet.Të duket rastësi që me një të rënë lapsi u shkri prokuroria e krimeve të rënda, u mbyll çështja e ekstradimit të Nezar Seitit. Thonë se ekstradimi u bë gabim por gabimi u bë pa dashje.Çfarë i kushtonte deri kur të jepnin pretencën prokurorët e Shullazit të rrinin në detyrë? Pastaj ndërroheshin.Pse duhet të largoheshin prokurorët e Saimir Tahirit? Kjo është një prokurori e kapur dhe politizuar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/muho-nje-tjeter-babale-noka-keshtu-sulmuan-dhe-zaganin-por-koha-i-dha-te-drejte

Recommended