PD: Prokuroria na dha te drejte per Agron Malajn | Lajme - News

  • 4 years ago
Katër muaj pasi i kërkuan Prokurorisë të verifikojë mandatin e kryebashkiakut socialist të Matit, demokratët thonë se vendimi i dhënë nga organi i akuzës faktoi se Agron Malaj është subjekt i ligjit të dekriminalizimit. Sipas numrit dy të demokratëve, Gazment Bardhi, kryebashkiaku i Matit është i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe nuk duhet të mbajë më mandatin.

?Ligji i dekriminalizimit e thotë qartë se një person nuk mund të ushtrojë funksione publike me një dënim të tillë, edhe kur vepra penale deklarohet nga i dënuari, siç është rasti i kryebashkiakut të paligjshëm të Edi Ramës në Mat. Ai jo vetëm duhet të largohet menjëherë, por me ligjin e dekriminalizimit ndalohet përjetë për të kandiduar?.

Në vendimin e dhënë nga prokurori Sokol Stojani rezulton që kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj të jetë dënuar me 10 muaj burg për veprën penale të mbajtjes pa leje të armëve luftarake nga Gjykata e Rrethit Mat në 7 Tetor të vitit 1999. Për këtë arsye, demokratët i kërkojnë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që t?i heqë mandatin e kryebashkiakut.

Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended