RTV Ora - Çako: Zjarret e fundit të qëllimshme, autoritetet vendore asnjë masë
  • 5 years ago
#rtvora

Zjarret e rëna ditët e fundit në vend janë të qëllimshme dhe të vëna nga dora e njeriut. Në një deklaratë për mediat, Drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako tha se në nga fillimi i marsit deri tani janë djegur 167 hektarë.

Çako: Dhjetëra vatra zjarri kanë përfshirë sipërfaqe të shumta, në disa njësi administrative në thuajse të gjitha prefekturat. Prej datës 3 Mars e deri më sot ,janë konstatuar 69 vatra zjarri, të cilat kanë djegur 167 hektarë. Për 22 ditë janë djegur sipërfaqe me kullota, pemëtari dhe pyje, të konsideruara si zona të mbrojtura duke sjellë pasoja shumë të mëdha si në ekonomi ashtu edhe në mjedis. Çako: Sipas analizës së EC kjo situatë është e qëllimshme. Të gjitha vatrat e zjarrit janë ndezur nga dora e njeriut.

Çako drejtoi gishtin nga autoritetet vendore, pasi nuk kanë marrë asnjë masë.

Çako: Me keqardhje vërejmë se autoritetet vendore mjaftohen vetëm me konstatimin e problemit apo kërkesat për ndërhyrje nga ajri. Autoritetet vendore heshtin, kur bëhet fjalë për marrjen e masave parandaluese për raste të tilla apo për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësive të shkaktarëve të zjarrit. Për të gjithë ata drejtues vendorë të cilët bëjnë veshin shurdh ju rikujtoj ligjin për ?Për emergjencat civile , ?Ligjin për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi?, si dhe të gjitha akteve të tjera ligjore dhe nënligjore. Pushteti vendor është përgjegjësi direkt për organizimin e masave parandaluese, ruajtjen e sipërfaqeve pyjore dhe kullotave dhe identifikimin e vatrës fillestare dhe autorëve me përgjegjshmëri maksimale.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/cako-zjarret-e-fundit-nga-dora-e-njeriut-autoritetet-vendore-asnje-mase

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended