Ora News – “Të miturit në burgun e Shënkollit dhunohen, autoritetet asnjë masë”

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të miturit në burgun e Shënkollit, dhunohen fizikisht nga të burgosurit e tjerë në moshë madhore dhe autoritetet e këtij burgu nuk marrin asnjë masë për ta parandaluar një fenomen të tillë.
Denoncimi bëhet nga Aurora Guska, avokatja e një të mituri nga Kukësi, e cila thotë se ka njohur dhe autoritetet e burgut me situatën që i kanë deklaruar se marrin vetëm masa mjekësore për të miturit që dhunohen.
Aurora Guska: Dhuna e ushtruar u paraqit dhe para psikologes e cila në asnjë rast nuk e mohoi rastin, por u shpreh se ne kemi marrë masa mjekësore lidhur me dhunën e ushtruar. Dhuna ishte ushtruar jo vetëm gjatë ditës në momentet e ajrimit, duke u grushtuar djali 17 vjeçar, i cili është në masë sigurie ?arrest me burg? për një grindje që ka pasur me të atin.
Guska shton se të miturit që vuajnë dënimet në këtë burg qëndrojnë në të njëjtat ambiente me të burgosurit e tjerë më të rritur, të cilët i dhunojnë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/te-miturit-ne-burgun-e-shenkollit-dhunohen-autoritetet-asnje-mase/

Recommended