Ora News - Shpërthen bombula e gazit në burgun e Shënkollit, 1 i vdekur, 2 të plagosur

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një bombule gazi në ambientet e burgut të Shënkollit në Lezhë.
Ndërsa është raportuar edhe për disa persona të tjerë të lënduar lehtë.
Gazetari i Ora News, Elvis Hila na raporton se zjarri ka rënë në një prej godinave të paraburgimit, në dhomën e gatimit dhe se disa dhoma paraburgimi janë djegur plotësisht.
Ndërkohë pas rënies së zjarrit të burgosurit janë nxjerrë në ambientet e jashtme të burgut, ndërsa forcat policore Lezhë dhe në bashkëpunim me FNSH kanë marrë në ruajtje perimetrin e jashtëm të Burgut të Shënkollit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zjarr-prane-ambienteve-te-burgut-te-shenkollit/

Recommended