Ora News – Policia bllokon makinat e administratës që përdoren për fushatë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Rama ka nxjërrë një urdhër me 9 pika për ndalimin e burimeve njerëzore të administratës në zgjedhje. Po ashtu urdhëri i kryeministrit ndalon që makinat shtetërore dhe burimet njerëzore të përdoren në fushatë.
Në urdhërin e kryeministrit ndër të tjera pezullohen nga shërbimi civil dhe u ndërpriten marrëdhëniet e punës të gjithë kandidatëve për deputetë që punojnë në administratën publike! Nuk lejon përdorimin e administratës për fushatë brenda orarit të punës si dhe as përdorimin a detyrimin e nxënësce për fushatë brenda orarit të mësimit.
Po kështu angazhohet policia e shtetit të bllokojë makinat e administratës në rast se konstaton se ato janë përdorur për fushatë.
?Strukturat e policisë së shtetit kur konstatojnë përdorimin e automjeteve shtetërore të institucioneve të pushtetit qendror e vendor për veprimtari të fushatës zgjedhore, të bëjnë bllokimin e tyre, dhe menjëherë të njoftojnë KQZ dhe titullarin e institucionit në përdorim të cilit është automjeti. Automjetii i zhbllokohet pas ekzekutimit të masës së marrë nga KQZ në përputhje me Kodin Zgjedhor? thuhet ne piken nr 5
Ne piken nr 1 te ketij urdhri thuhet: Titullarët e ministrive, institucioneve, organeve të varësisë të organizojnë menjëherë punën dhe të marrin masat e nevojshme për garantimin e zbatimit të detyrimeve ligjore për ndalimin e vënies në përdorim për subjektet zgjedhore, të mjeteve, fondeve e materialeve të ndryshme, pronë e administratës publike si dhe të burimeve njerëzore të institucioneve të administratës publike për zgjedhjet e Kuvendit 18 qershor 2017.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/urdhri-i-rames-administrata-te-mos-perdoret-ne-fushate/

Recommended