Ora News - DAP në kërkim të të rinjve, 30% e administratës vakante

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

30% e vendeve të punës bosh në administratë mbeten pa fitues. Në tryezën e zëvendëskryeministren, Senida Mesi, me akademikët dolën në pah problematikat e aksesimit të punës në shtet të të rinjve, ndërsa përfaqësues të Universitetit Bujqësor, thanë se shqetësimi më i madh është fakti se Shqipëria po mbetet pa agronomë të rinj.

"Do punë shteti, do punë shteti". Pavarësisht këtij perceptimi të kryeministrit Edi Rama, 30 për qind e vendeve të punës në administratën shtetërore mbeten vakantë.

Drejtoresha e DAP shprehet se numri i konkurentëve është i lartë, por nuk arrijnë të kalojnë testet.

Albana Koçiu: Ka shpesh herë konkurime që shkojnë deri në 300 kandidatë. Nuk vinë të gjitha, aplikojnë, por në momentin që vinë në procedurën e testimit nuk vinë të gjithë. Zakonisht testimet më të mëdha që kemi bërë kanë qenë me 150, 200 kandidatë. Janë seleksionuar nga procedura e testimit me shkrim, kanë kaluar mbi 30 pikë diku tek 80, 90 kandidatë.
Për përfaqësuesit e universiteteve ka disa arsye përse të rinjtë nuk bëhen dot pjesë e administratës publike, nisur nga titulli i masterit shkencor që shihet si kusht për postet drejtuese në shtet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/dap-ne-kerkim-te-te-rinjve-30-e-administrates-vakante

Recommended