Braçe: Punonjësit e administratës publike në 'sitë', ata që bëjnë punën do rrinë, të tjerët do ikin
  • 5 years ago
Në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, zv. kryeministri Erion Braçe prezantoi raportin e Departamentit të Administratës Publike për vitin 2018. Braçe deklaroi se do nisë plotësimi i dosjeve për secilin punonjës bazuar në performancën e tyre dhe jo në ngjyrimet politike që ai përfaqëson. Braçe u shpreh se do merren masa edhe ndaj punonjësve që janë përfshirë në këto 30 ditë jo vetëm në fushatë elektorale, por edhe ndaj atyre që u përfshinë në akte të dhunshme duke iu sulmuar sulmeve në ambientet publike të kthyera në KZAZ në bashkitë e djathta në vend.

Braçe tha se ?jemi në fazën e mbledhjes së të dhënave për hartimin e raportit përfundimtar i cili do të përfshijë gjithë periudhën zgjedhore?.

Braçe: Në ministri vazhdojnë ende të jenë në fuqi kontrata të trashëguara brenda ministrisë. Ka ende punonjës që në orën 08:00 nuk shkojnë në zyrë të hapin kompjuterin por shkojnë në kafe. Ju keni të drejtëqë thoni si mund të marrin vlerësime pozitive këto. Në 90% të tyre, si mundet. Ne marrim vendime për të larguar punonjës. Po i mëshojmë shumë fort dosjes për secilin nëpunës që vlerësimi të jetë i përputhur dhe i mbështetur në performancën e secilit prej tyre. Po i mëshojmë pjesës se nuk ka intereson përkatësia politike e tyre. Ndryshe do kishim bërë si të tjetër para nesh. Për çdo nëpunës do kërkojmë zbatimin e ligjit dhe përmbushjen e objektivave sipas përshkrimit të punës. Në rast se bëjnë punën do qëndrojnë nëse jo do ikin. Edhe gjatë këtyre 30 ditëve të fushatës elektorale nuk është se nuk ka raste të përfshirjes të administratës por ajo që ishte më masive ishte përfshirja e tyre në akte të dhunshme. Ne kemi kërkuar ka të bëjë me identifikimin e vendeve publike brenda një kohe sa më të shkurtër.

Relatorja- Na janë kërkuar 139 pozicione për t'i shpallur. Nga këto na janë plotësuar 96 pozicione, ndërsa 34 kanë rezultuar pa fitues. Mbetet ende sfidë plotësimi i pozicioneve në rrethe. Kjo vijon të mbetet sfida jonë sepse nuk mund të pranojmë kandidatë të dobët në vende që kanë mbetur bosh.
Recommended