Çuçi: Projekt pilot në “lokale” për depolitizimin e administratës - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne zgjedhjet lokale te 2019 mund te nise një proces per minimizimin e kontrolli te partive politike mbi administrimin e zgjedhjeve per te shkuar gradualisht drejt depolitizimit te plote te administratës elektorale. Bashkëkryetari i komisionit te reformës zgjedhore Bledi Cuci, sqaron idenë e Partisë Socialiste për te nisur depolitizimin me nje projekt pilot qe do te aplikohet ne po ato bashki ku do te zbatohet votimi elektronik



Nderkaq nuk ka asnjë dileme, qe ne zgjedhjet lokale do te aplikohet identifikimi biometrik dhe votimi e numërimi elektronik. Emrat e bashkive ku do te zbatohet projekti pilot ende nuk dihen, megjithatë mund te thuhet se nga ky projekt përjashtohet Tirana, e cila përben bashkinë me te madhe ne vend



Deri me tani klima e tensionuar politike dhe bllokimi i parlamentit nga ana e opozitës nuk ka ndikuar tek ecuria e reformës zgjedhore, e ne prag te nisjes se sesionit e ri parlamentar, PS kujdeset te theksoje vullnetin per te plotësuar çdo kërkese te opozitës.



Pavarësisht pushimeve per reformën zgjedhore gjate ketij muaji kane punuar ekspertet te cilët po shkruajnë ndryshimet ligjore dhe burime pranë fondacionit Fridrish Erbert bëjnë me dije se ne emër te PD po punon ish-ministri i drejtësisë Ilir Rusmali dhe eksperti i PS është ish-zëvendësministri i drejtësisë ne qeverinë Berisha Viktor Gumi.
Recommended