Ora News - Policia në aksion, heq makinat e amortizuara që zënë hapësirat publike
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia Rrugore e Tiranës ka rinisur aksionin për evidentin dhe zhvendosjen e makinave, të cilët nuk përdoren dhe janë të amortizuara, por që zënë hapësirat publike.

Ky aksion i policisë nisi duke marrë shkas nga shqetësimet dhe ankesat e shumta të banorëve të kryeqytetit, në lidhje me zënien e hapësirave publike dhe parkimeve në zonat e rezidentëve, nga mjete të amortizuara, mjete që shfrytëzojnë këto hapësira për tregje shitje etj.

"Në funksion të kontrollit dhe verifikimit në terren për evidentimin, njoftimin dhe spostimin e mjeteve që kanë zënë hapësirat publike, deri në këto momente janë njoftuar 165 automjete në zona të ndryshme të kryeqytetit, si dhe janë spostuar 26 të tjera, kryesisht mjete dukshëm të amortizuara dhe mjete që shiten jashtë kushteve dhe tregjeve të miratuara", sqaron policia.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/policia-ne-aksion-heq-makinat-e-amortizuara-qe-zene-hapesirat-publike
Recommended