Ora News – Motoçikleta përplas këmbësorin në hyrje të Lezhës, dy të plagosurit

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor në Lezhë. Ngjarja u regjistrua në orët e mbrëmjes në hyrje të qytetit, ku një motoçikletë përplasi një këmbësor.
Për pasojë si kalimtari ashtu dhe drejtuesi i motoçikletës mbetën të plagosur.
?Me datë 11.05.2017, rreth orës 21:30 , është marrë njoftim se tek Kryqëzimi i Shëngjinit ka ndodhur një aksident. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar një mjet ciklomotorr me targë CAA518 me drejtues shtetasin L.D. 62 vjeç, banues në Lezhë , ka aksidentuar shtetasin Gj.L. 60 vjeç, banues në Lezhë i cili ishte këmbësor? informoi policia.
Të plagosurit u transportuan drejt spitalit të Lezhës për mjekim.Mësohet se kalimtari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/motorcikleta-perplas-kembesorin-ne-hyrje-te-lezhes-dy-te-plagosurit/

Recommended