Ora News – Rama: Më 18 qershor nuk do bëhen nami siç pretendon opozita

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinj në qytetin e Beratit, duke deklaruar se më 18 qershor do të zhvillohen zgjedhjet dhe nuk do të bëhet nami siç pretendon Partia Demokratike. Sipas Ramës, opozita është bërë mburojë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë marrë peng Shqipërinë për çerek shekulli.
Rama: Të gjithë e keni marrë vesh që Partia Demokratike ka vendosur të mos bëhet pjesë e këtij procesi, ka vendosur që t?i braktisë zgjedhjet, ka vendosur të hyjë në rrugën pa krye të frikës që e la kapur nga drejtësia dhe duke qenë se janë tmerrësisht të trembur nga zbatimi i reformës në drejtësi, duan që në Shqipëri të mos bëhen zgjedhje dhe duan t?i trembin të gjithë ata që jetojnë në këtë vend se po nuk u bë siç duan ata, do të bëhet nami.
Të jeni të sigurt, këtu nuk do të bëhet asgjë tjetër përveç vullnetit të burrave dhe grave, djemve dhe vajzave të këtij vendi që e duan Shqipërinë si gjithë Evropa.
Prindërit tuaj akoma nuk e kanë harruar se ku i çoi paratë e tyre marrëzia e atyre që janë ngujuar në bunkerin e plasmasit. Të gjithë këto vite, njerëzit e ndershëm të këtij vendi, me punë, sakrifica, fal edhe njerëzve në emigracion, e kanë ngritur bazën familjare të cilën ne nuk mund ta lejojmë të rrënohet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-me-18-qershor-nuk-do-behen-nami-sic-pretendon-opozita/

Recommended