Ora News – Rama pas takimit tek Nishani: Basha s’ka ofertë tjetër. Kohë shumë nuk ka

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas dy orësh negociata në selinë e Presidencës, dy liderët kryesor politikë në vend nuk kanë gjetur ende dakordësinë për zgjidhjen e krizëz politike.
Kryeministri Rama tha për gazetarët se palët gjendeshin në të njëjtin pozicion që ishin dje.
Rama: Jemi në të njëjtin pozicion që kemi qenë dje. Oferta që unë i kam bërë PD-së nëpërmjet kryetarit të saj është ajo e ditura, për të ndërtuar një mekanizëm monitorimi të zgjedhjeve.
Për sa i përket kërkesës këmbëngulëse të PD-së për numërim dhe votim elektronik, kam propozuar që një ministër i Partisë Demokratike të bëhet pjesë e qeverisë për të përgatitur një projekt të besueshëm. Nëse certifikohen si të besueshme, atëherë t?i zbatojmë në zgjedhjet e ardhshme.
Për sa i përket datës së zgjedhjeve, data e zgjedhjeve është më 18. Jemi në limitet e fundit të kohës. Përpjekja për të bërë gjithçka që na takon si qeveri për të garantuar PD-në për aq sa na takojnë rregullat e lojës, nuk kanë shteruar. Dua ta përsëris se një ofertë tjetër nuk e kemi dhe nuk do ta kemi.
Platformë nga ambasadorët? -Rama: Mua ambasadorët nuk më propozojnë drafte. Kam mirëpritur platformën e sjellë nga miku i Partisë Demokratike dhe i dërguari i Kancelares Merkel. Përtej kësaj nuk do të shkojmë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/negociatat-rama-e-basha-serish-tek-nishani-takimi-ne-oren-1900/

Recommended