Basha: S'ka zgjedhje në 30 qershor, duam datë tjetër, të bëhen bashkë me politiket
  • 5 years ago
"Ne bëmë realitet rrugën, sikur do të bëjmë realitet projektet e tjera. Disa prej vendeve anëtarë kanë marrë hapat për të na rikthyer vizat. U them miqve europianë mos ndëshkoni popullin tim, mos riktheni vizat për shqiptarët, ne do i heqim vizën Ramës. Mirënjohje për gjithcka keni bërë, beteja vijon, në 30 qershor nuk do të lejojmë krimin të diktojë zgjedhjet, farsë zgjedhore. Zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë, nuk do të lejojmë.

Proces për të kapur peng bashkitë, kjo ditë nuk do të gdhijë në 30 qershor, do të jetë dita për të përcaktuar një datë tjetër për zgjedhjet vendore dhe parlamentare me një qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër. Vetëndërgjegjësimi për mosbindjen civile për bllokimin e rrugëve është investim për të zhbllokuar rrugën drejt sigurisë, punësimit dhe clirimin nga frika dhe pasiguria. Askush nuk mund të jetë Zot në shtëpinë tuaj, veçse ju" tha Basha.
Recommended