Ora News - Aksident masiv - Përplasen tre automjete në aksin Shkodër-Velipojë, 2 të plagosur

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një 17 vjeçare që udhëtonte si pasagjere dhe drejtuesi i një mjeti, mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur në drejtim të rrugës së plazhit në Velipojë.
3 automjete u përfshin në këtë aksident të ndodhur në një zonë të banuar, në kthesën pranë qendrës së njësisë administrative Velipojë, një Renault me targë AA 545 RA, një Fiat me targë AA 514 IM si dhe një triçikël.
Për pasojë e plagosur ka mbetur shtetasja S. Jaku si dhe drejtuesi i automjetit tip Renault, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodres.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/perplasen-tre-automjete-ne-aksin-shkoder-velipoje-2-te-plagosur/

Recommended