Ora News - Fier, shtëpia tre katëshe kthehet në laborator droge

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një banesë tre katëshe në lagjen Kastriot në qytetin e Fierit është shfrytëzuar si laborator për kultivimin e drogës.
Banesa ishte marrë me qera nga një person i cili është shpallur në kërkim ndërsa janë arrestuar 8 persona që mendohet se janë punëtorë në kultivimin e kanabisit.
Operacioni është koduar ?Llampa? dhe janë ndaluar edhe dy punonjës të OSHEE-së.
Shtepia pershtatet si laborator droge
Bëhet fjalë për dy kate të një banese që janë përshtatur për përpunimin e drogës.
Policia e Fierit kishte marrë informacion se ?në një banesë private tre katëshe në pronësi të shtetasit Piro Bare në lagjen ?Kastriot? Fier, mund të zhvillohej veprimatri e paligjshme në fushën e kultivimit të bimëve narkotike?
Banesa është mbajtur nën vëzhgim në mënyrë të fshehtë dhe të pa ndërprerë dhe më pas është bërë ndërhyrja në të.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/fier-zbulohet-laboratori-i-droges/

Recommended