Ora News – Basha në PPE: Beteja për zgjedhje të lira vijon, na ndihmoni ta fitojmë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Para liderëve politik europian, në Samitin e Partive Popullore Europiane që po zhvillohet në Maltë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka theksuar se beteja per zgjedhje të lira do të vazhdojë. Basha theksoi se mazhoranca po përgatitet të manipulojë zgjedhjet ndaj sipas tij vetëm një qeveri teknike mund të jetë garant për 18 qershorin.
Në Samitin e Partive Popullore Europiane në Maltë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, para liderve europianë, tha se nuk tërhiqet nga beteja për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Basha tha se mazhoranca kërkon të manipulojë zgjedhjet, ndaj sipas tij vetëm qeveria teknike garanton proçes të ndershëm elektoral.
Basha: Ne qëndrojmë para dy zgjidhjeve, të injorojmë dhe të mbulojmë këtë realitet të tmerrshëm ose të çohemi e të luftojmë për vlerat thelbësore të demokracisë dhe shtetit ligjor. Ne e kemi bërë zgjedhjen tonë. Në 18 shkurt shqiptarët e bënë zgjedhjen e tyre, duke u bashkuar në protestën më të madhe që është zhvilluar në Shqipëri pas rënies së regjimit komunist. Sot është dita e 40 që protesta vazhdon, 24 orë në ditë. Beteja jonë për zgjedhje të lira e të ndershme kërkon shkëputjen e lidhjeve mes qeverisë dhe krimit të organizuar. Prandaj vetëm një qeveri teknike mund të përmbushë kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme, duke zbatuar ligjin e dekriminalizimit dhe duke luftuar kultivimin e trafikimin e drogës.
Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama si të lidhur me bandat kriminale, ndërsa sipas tij në këto katër vite Shqipëria është kthyer vend i parë në Europë për prodhimin e kanabisit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-informon-ppe-qeveria-po-pergatitet-te-manipuloje-zgjedhjet/

Recommended