Ora News - Shehi: Vendi po rrëshqet në diktaturë, në zgjedhje do të hyjmë dhe do t'i fitojmë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti Dashamir Shehi i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, thotë se opozita do të hyjë në zgjedhje dhe do t'i fitojë ato, për të çmontuar më pas të gjithë atë që ka krijuar sipas tij Edi Rama.

Shehu: Është absolutisht e vërtetë ajo që thotë edhe Berisha që këtu situata ka degjeneruar në një nivel të tillë që praktikisht të hysh në zgjedhje është e kotë. Ky njeri gjithë dhunën e shtetit e ka vu në shërbim të zgjedhjeve. Ky i ka grumbulluar të gjitha pushtetet në një dorë. Ne po i afrohemi një diktature. Nuk është nevoja të jetë një diktaturë e formës së vjetër. Ky i ka okupuar të gjitha pushtetet.

Ky thotë që vendimi që marr unë edhe në qoftë se është i gabuar, do të zbatohet. Ideja është se këtu nuk vlen më arsyeja. Muaj për muaj bën një gjest për certifikuar a i ka të gjithë nën kontroll! Ky është gjesti i absolutizmit. I ka asgjësuar institucionet. Me hy në zgjedhje në këto kushte do të ishte e pamundur. Edhe të tjerët kanë tentuar të vjedhin zgjedhjet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/zheji-zbulon-te-ftuarit-tema-do-te-hyje-opozita-ne-zgjedhje

Recommended