Ora News – Kokëdhima pro protestës: Rama të merret seriozisht me kërkesën PD

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i lëvizjes ?Zgjidhja? Koço Këdhima u shpreh se qeveria nuk mund të shpërfillë kërkesën e opozitës që kërkon ndryshimin e sitemit aktual të votimit, përmes votimit elektronik. Kokëdhima tha se mbështet protestën demokratike të opozitës dhe paralajmëroi se zgjedhjet janë në rrezik pasi mund të blihen nga paratë e kanabisit.
Kreu i Lëvizjes ?Zgjidhja?, Koço Kokëdhima, deklaroi se qeveria duhet ulet menjëherë ne bisedime me opozitën për të garantuar standartet e zgjedhjeve të 18 qershorit.
Duke folur në Durrës, Kokëdhima tha se kundërpërgjigjia e qeverisë me tenda për vettingun është jo serioze, sikundër kërkoi që opozita ti rikthehet jetës parlamentare.
Kokëdhima: Qeveria nuk dihet të injorojë as protestën e opozitës dhe as zërat e tjerë që kërkojnë një transformim radikal të sistemit zgjedhor. Qeveria duhet të ulet menjëherë me opozitën dhe partitë e tjera, pa kushte dhe me respekt. Peticionet e saj me tenda janë iracionale dhe jo serioze, janë si antimitingjet e Saliut. Shqetësimet e çdo force politike për zgjedhjet janë të përligjura. Nga ana tjetër Basha duhet të kërkojë falje të thellë për shkatërrimin e institucionit të zgjedhjeve në vite nga PD dhe mbjelljes së kulturës së vjedhjes së zgjedhjeve. Opozita ka për detyrë të vijojë edhe me debatin parlamentar, nuk ka arsye që përfshirja në protesta të ndërpresë aktivitetin parlamentar të opozitës. Basha të pastrojë ligjërimet nga retorika e dhunës dhe anarkisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kokedhima-pro-protestes-rama-te-merret-seriozisht-me-kerkesen-pd/

Recommended