Studenti: Rama po u kalon rektorëve peshën e protestës, lëvizje frikacaku

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Studenti i inxhinierisë mekanike, Don Pjetri, i ftuar në studion e Ora News, teksa përshëndeti takimin e Ramës sipas tij me të rinj socialistë në Universitetin Bujqësor,

Studenti Pjetri: E përshëndet për këtë takim me rininë socialiste dhe si gjithmonë po propagandon dhe po bën lëvizje si ta shuaj këtë protestë, ndërkohë nuk merr seriozitet si kryeministër të ballafaqohet si burrë aty në shesh ose të miratojë këto kërkesa dhe të hapë rrugën për dialog për kërkesat e tjera. Ai tani, peshën e tyre po ua kalon rektorëve dhe dekanëve. Një lëvizje frikacaku. Unë kam besim të vijë aty tek studentët. Thjesht kërkon të shesë dialogun si diçka të bukur. Protesta diku zbehet, diku është më e fortë, por duhet ta dini që bojkoti i mësimit është protestë. Për të nënshtruar një popull, ti mund ta lësh pa dije.

#oranews #protesta #protestaestudenteve
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/studenti-rama-po-u-kalon-rektoreve-peshen-e-protestes-levizje-frikacaku