Ora News - Profesori këshillon Ramën si t'i jepet fund protestës, Rama: Nuk ndodh ajo që thoni ju

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews #protesta #studentet
Kryeministri Edi Rama ka marrë këshilla nga pedagogë të Gjeologjisë si t'i jepet fund protestës së studentëve. Një pedagog i Hartografisë i thotë Ramës që të mbledhë një grup specialistësh dhe pasi ti ketë diskutuar, të dalë dhe ti sqarojë studentëve pikat që realizohen. Kjo këshilli, duket se nuk e ka bindur kryeministrin, i cili thotë se është e pamundur të bëhet ajo, pasi nuk është produktive. Sipas Ramës problemi është si dhe kur do të realizohen pikat që kërkojnë studentët.

Pedagogu: U bënë 14 ditë që studentët janë në protestë. Ne na dhemb, edhe juve ju dhemb sepse janë qytetarë të këtij vendi, por janë edhe fëmijë tanë. Problemi është si do t'i tërheqim ata nga protesta, jo me marifete, jo me hedhje, jo me gjëra, por drejtpërdrejt. Unë kam këtë mendim. Ajo që diskutuat ju vetë ka të bëjë me teknikalitete që studentët nuk i kuptojnë, nuk i kuptojmë as ne, kur vjen fjala për buxhetin, për financimet etj., është vështirë ti kuptojnë. Kështu që ju siç e keni zakon ta bëni, me një grup specialistësh diskutojini pikat dhe dilni para studentëve dhe thoni për këto qeveria mendon kështu. Kjo është normale Pastaj dialogu, biseda duket sikur e kanë refuzuar studentët dhe ne vihemi në pozitë të vështirë. Studentët refuzojnë dialogun. Nuk është problemi se e refuzojnë zoti Kryeministër. Problemi është se atyre duhet ti dilet drejtpërdrejt dhe ti thuhet: Unë jam konsultuar me specialistët e mi dhe arritëm në këto konkluzione, 1,2,3,4,5 dhe nëse ato plotësohen studentët janë dakord, nëse s'janë dakord atëhere do kërkohen zgjidhje të njëpasnjëshme. Sepse po të vijnë atje ata, me siguri edhe unë po të vij atje ngelen. Ne problemet tona i identifikojmë tamam, por zgjidhjen e tyre? Ajo duhet bërë. Prandaj që protesta të marrë fund kjo mendoj se është mënyra që e çon drejt zgjidhjes problemin.

Rama: U mundova ta shpjegoj, por duket që është e vështirë për tu kuptuar. Profesor nuk ndodh ajo që mendoni ju. Pse? Sepse një turme e madhe që është aty, ose që nuk është aty, por që është de fakto, ka 700 lloj mendjesh. Thotë jo nuk janë këto. Thotë thellohu! Kemi jetuar në kohën thellohu, thellohu. Thellohu shoku Mehmet. Epo unë nuk jam shoku Mehmet që të thellohem. Kështu që unë dua që të jetë shumë e qartë. Nëse është fjala që qeveria i pranon apo nuk i pranon këto kërkesa, qeveria thotë: Po i pranon këto kërkesa. Kur ju thoni të plotësohen çfarë do të thotë të plotësohen?! Sepse ajo e tarifave do në radhë të parë të qartësohet si të jetë, pastaj do periudhën e vetë për ta futur në buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe më pas të subvencionohet. Plotësimi është ky që, që qeveria thotë Po i pranojmë kërkesat, tani hajde të diskutojmë si dhe kur. "Kur-i" e zgjidh problemin. Kjo do të bëhet për 1 muaj, kjo do behët për 3 muaj, kjo për 2 vjet, kjo për 100 vjet. Këto janë ato që thotë qeveria. Pasi diskuton dhe njerëzve nuk i vjen si bombë...Nuk ka sesi, nuk ka plotësim, nuk ndodh aj...

Recommended