PD: Rama te merret i pandehur nga Prokuroria
  • 4 years ago
Akuzave të mazhorancës për lobim rus, demokratët i janë kundërpërgjigjur me një tjetër akuzë për burim të paligjshëm të parave, duke iu rikthyer një fotoje të Kryeministrit Rama me Ish-Presidentin amerikan Barack Obama të bërë në vitin 2012.
Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj ftoi prokurorinë që ta marrë të pandehur kreun e qeverisë pasi për të njëjtën vepër penale, atë të burimit të paligjshëm të parave për foton me ish-Presidentin Obama drejtësia amerikane ka lënë prapa hekurave dy shtetas, Bilal Shehun dhe William Argeros.
?Pas dënimit të dy bashkëpunëtorëve të tij, Bilali dhe Argeros, i takon Edi Ramës të merret si i pandehur, sepse shuma prej 80 mijë dollarësh, vjen nga një burim i paligjshëm dhe nuk është deklaruar as nga Edi Rama, as nga Partia Socialiste e Shqipërisë.?
Në dy Tetor të një viti më parë Partia Demokratike pas vendimit të Gjykatës Amerikane, për të dënuar me 4 muaj burg shtetasin amerikan, William Argeros, i?u drejtua me një shkresë Prokurorisë që të niste hetimet për pagesën e 80 mijë dollarëve të bërë sipas saj për llogari të Kryeministrit Rama për një foto mes tij dhe ish-Presidentit Amerikan Barack Obama në vitin 2012.
Demokratët kërkojnë që kryeministri të hetohet për 3 vepra penale; Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, si dhe Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.
Recommended