Report TV - Shpërthen lokali i një karburanti në Vaqarr,5 të plagosur, 2 rëndë

  • 7 years ago
TIRANË- Të paktën pesë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një shpërthimi në një lokal.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal të një karburanti tek Ura e Beshirit. Mësohet se 2 nga të plagosurit kanë marrë plagë të rënda dhe ndodhen në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Policia njofton se pika e furnizimit të karburantit me lëndën djegëse benzinë, ndodhet në brendësi të lokalit, ku gjatë furnizimit të karburantit dyshohet se ka ndodhur një reaksion kimik duke kthyer lëndën djegëse të benzinës nga të lëngët në të gaztë.

Si pasojë e një shkëndije elektrike në ambientet e lokalit është shkaktuar ndezja e lëndës duke shkaktuar edhe shpërthimin ku mbetën të dëmtuar E. L., 24 vjeç, N. H., 23 vjeç, A. L., 53 vjeç, L. D., 48 vjeç dhe M. M., 38 vjeç.

Recommended