Report TV - Aksident i frikshëm në Tiranë, 'Audi' përplaset me 'Benzin', një i plagosur rëndë

  • 5 years ago
TIRANE - Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të premte në zonën e Selitës në Tiranë. Dy automjete janë përplasur dhe për pasojë një person ka mbetur i lënduar rëndë. I plagosuri dyshohet se është drejtuesi i një prej automjeteve.

Siç mëson Report Tv, në aksident është përfshirë një automjet tip "Benz" i cili po lëvizte mbrapsht, kur është goditur nga pas nga një "Audi" me shpejtësi. Të dy automjetet kanë pësuar dëmtime të mëdha.

Recommended