Ora News – Basha: Të gjithë në shesh të shtunën, për zgjedhje të lira e të ndershme

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Partisë Demokratike ka vijuar edhe sot takimin me qytetarë për ti ftuar ti bashkohen protestës së të shtunës, me 18 shkurt.
Pas takimit me të rinjtë e njësisë numër katër në kryeqytet, Basha tha se nga manifestimi popullor të shtunën do të dalë vendimi më i madh që i hap rrugëve zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Basha: Qeveritarët janë bërë milionerë brenda tre viteve me parata e taksapaguesve shqiptarë por nuk kanë plotësuar asnjë premtim me të cilin morën votën, me 300 mijë vendet e punës, me shëndetësinë falas, me arsimin që nuk ofron asgjë. Shqipëria është në gjendje kolapsi. Ajo që shoh kudo është një vendosmëri e madhe për të mos lejuar këtë të keqe të mos ndodhë më. Ditën e shtunë shqiptarët do kenë një shans të jashtëzakonshëm të mos jenë vetëm, por të bëhemi të gjithë bashkë, do jetë bashkimi më i madh që shqiptarët kanë bërë në 26 vite përtej ndasive politike, një bashkim jo thjesht në përgjigje të opozitës por hallleve që kanë kapluar vendin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-te-gjithe-ne-shesh-te-shtunen-per-zgjedhje-te-lira-e-te-ndershme/

Recommended