Report TV - Durrës, dyshohet zhdukja e një helmete ilire 2 orë pas zbulimit

  • 7 years ago
Kanë marrë përmasat e një skandali të madh punimet për projektin e Bashkisë së Durrësit për të ndërtuar një Velierë betoni.

Megjithëse u dha një vendim për ndërprerjen e punimeve, ato ende po vijojnë dhe kjo ta tronditur specialistët e historisë dhe arkeologjisë që kanë shkuar në vendngjarje. Historiania e njohur Sonila Boçi Pepivani ka shkuar në Durrës ditën e premte dhe është shokuar para zbulimeve të topave dhe predhave të periudhës osmane.

Ndërsa lajmëron zbulimet e tjera që janë bërë, ku bëhet fjalë për një top tjetër të periudhës osmane, pas atij që doli në dritë gjatë gërmimeve për Velierën, historiania Boçi pohon se miqtë i kanë thënë se kanë dalë në dritë, edhe objekte ilire, dhe se një helmetë ilire është parë të dalë nga gërmimet dhe pas dy orësh është zhdukur.

Recommended