Ora News – Lezhë, i vihet 25 mijë euro gjobë biznesmenit nëpërmjet sms-ve në celular

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy persona u arrestuan nga policia e Lezhës, pasi i vunë një gjobë prej 25 euro një biznesmeni duke e kërcënuar me jetën e djalit të tij.
Operacioni i koduar ?Gjobvënia? u finalizua nga policia në bashkëpunim me Krimet e Rënda në fshatin Malecaj të Lezhës, ndërsa në pranga ranë shtetasit Dod Gjoka, 37-vjeç, i dënuar edhe më parë për tentativë vrasjeje, si dhe Mark Çuku, 49-vjeç.
Erzen Cena, zv\drejtor i Policisë Lezhë: Para ditës së ditës së djeshme, pas kallëzimit të marrë nga shtetasi me iniciale V.P. se ishte kërcënuar me jetën e djalit të tij, nga disa mesazhe në telefonin celular, duke i kërkuar një shumë prej 25 mijë eurosh. Policia e Lezhës ka bërë të mundur identifikimin e autorëve dhe arrestimin në flagrancë të tyre.
Nga të dhënat e policisë bëhet e ditur se përsosni të cilit i kanë kërkuar para kishte patur konflikte prej kohësh për çështje pronësie me disa persona të tretë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lezhe-i-vihet-25-mije-euro-gjobe-biznesmenit-nepermjet-sms-ve-ne-celular/

Recommended