Report TV - Laç/ I vihet shiriti i kuq spitalit, pacientët transferohen në Lezhë!

  • 4 years ago
Godina e spitalit të Laçit ka pësuar dëme nga tërmeti i 26 nëntorit, duke bërë që të vendoset shiriti i kuq, që tregon se objekti përbën rrezikshmëri dhe brenda tij nuk mund të qëndrojnë stafi apo pacientët. Pjesa më e madhe e personelit dhe të pacientëve janë transferuar në Spitalin e Lezhës gjatë ditës së djeshme. Në spitalin e Lezhës ndodhet edhe zëvendësministrja e Shëndetësisë, për të ndjekur nga afër procesin. Dëmtimet më të mëdha janë në pjesën tjetër të godinës së spitalit e cila ka qenë e amortizuar, tek pavionet, ku janë të shtruar pacientët të cilët janë transferuar në Lezhë.

Recommended