Ora News - A po funksionon çadra e triazhit? Pacientët i drejtohen menjëherë spitalit

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Megjithëse të vendosura aty menjëherë pas shpërthimit të pandemisë, disa pacientë drejtohen në ambientet e brendshme të spitalt, pa kaluar më parë te triazhimi.

Çadrat e triazhit në QSUT, u vendosën menjëherë pasi në Shqipëri shpërtheu pandemia e koronavirusit.

Çdo pacient para se të futej në ambientet e spitalit duhet të kryente kontrollin rutinë pikërisht në këto çadra, për të shmangur përhapjen e koronavirusit në spitale.

Sot, gati katër muaj nga pandemia, këto çadra, duket se janë aty vetëm fizikisht.

Një pjesë e pacientëve hyjnë menjëherë në ambientet e spitalit.

Në disa raste të shoqëruar nga një familjarë, gjë që është e ndaluar, e në të tjera, vetëm.

Të pyetur nëse kaluan më parë në ambientet ku plotësohet pyetësori i koronanavirusit, ata thonë jo.

Ndërkohë në ambientet e jashtme të spitalit, qytetarët janë të shumtë, dhe më së shumti kujdesen që të qëndrojnë në hije, ndoshta edhe pa marrë parasysh distancimin fizik.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/a-po-funksionon-cadra-e-triazhit-pacientet-i-drejtohen-menjehere-spitalit-shmanget-pyetesori-i-koronavirusit/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended