Ora News – Interkonjeksioni, “ngërçi” i linjës Shqipëri-Kosovë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ëy/1s5j7UT

Prishtina i ka kërkuar sekretariatit të komunitetit të energjisë, penalizimin e Serbisë për bllokimin e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë. Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës thotë se institucionet ndërkombëtare të energjisë duhet të marrin masa. Ndërsa për ish drejtorin e KESH Gjergj Bojaxhi, pasojat e një investimi të nxituar për tendra dhe shoë mediatik i qeverisë, do të bien mbi ekonominë qytetarëve, prej të cilëve do të paguhet huaja e marrë nga banka gjermane. Për çdo vit, si pasojë e mosfunksionimit të kësaj linje, Shqipëria dhe Kosova humbin 1 mln euro.
Nisi si një investim strategjik nga qeveritë e dy vendeve, për zhvillimin e ekonomisë, por linja e interkonjeksionit Shqipëri ?Kosovë mbeti peng i çështjeve të vjetra mes vendeve të rajonit. Prishtina zyrtare ka kërkuar në Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë në Vjenë, penalizimin e Serbisë për bllokimin e kësaj autostrade energjitike.
Gano Koci: Pengesat janë nga pala e Serbisë sepse nuk do të pranojë që Kosova të pavarësohet në kuptimin energjitik. Por shpresojmë shumë që ata që janë duke u marrë me këtë çështje të penalizojnë Serbinë dhe të veprojnë.
Humbjet e Shqipërisë nga ky projekt janë më shumë se shlyerja e kredisë bankare, ka të bëjë me sigurinë energjitike. Për ish drejtorin e Kooporatës Energjitike Shqiptare, Gjergj Bojaxhiu, çështjet që po e mbajnë peng investimit, duhet të ishin ishin zgjidhur të parat.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/interkonjeksioni-ngerci-i-linjes-shqiperi-kosove/

Recommended