Ora News - Sporti bashkon Shqipëri-Kosovë, krijohet Liga Unike në basketboll

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews
?Tensionet? politike mes Kosovës dhe Shqipërisë duket se i ka sheshuar sporti.

Dy vendet do të kenë një Ligë Unike të basketbollit duke bërë bashkimin e këtij sporti.

Në këtë ligë do të marrin pjesë tetë skuadra, katër më të mirat nga dy shtetet.

Marrëveshja u nënshkrua nga dy federatat. Gjatë ceremonisë të zhvilluar në Tiranë ishin të pranishëm dhe krerët e federatave respektive, Presidenti i Federatës së Basketbollit në Shqipëri, Avni Ponari dhe presidenti i Federatës së Basketbollit në Kosovë, Arben Fetahu.

Gjithashtu i pranishëm ishte dhe presidenti i FIBA Europe, Turgay Demirel.

Këtë e marrëveshje e ka përshëndetur dhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se kjo do të jetë një shtysë për nisma të tjera Kosovë- Shqipëri, dhe jo vetëm në sport, por edhe në fusha të tjera.

Rama: Kjo nisëm hap një rrugë të re, krijon një model, dhe me siguri do të bëhet shtysë për të tjera. Unë s?mundem veçse ta përforcoj mendimin e dhënë këtu nga dy ministret, që ne jemi më shumë se sa mbështetës. Jemi duartrokitës të kësaj nisme dhe të tjera, në funksion të krijimit të bashkërendimit konkret për të organizuar Liga unike, por jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në drejtime të tjera.

Sigurisht që ,kjo është paska si veza e Kolombit, që kur e sheh të ndodhi duket sikur është e çuditshme pse s?ka ndodhur më parë, ose pse ka ndodhur vetëm kjo. Patjetër që është dashur një periudhë pjekurie e këtyre ideve, dëshirave që kanë ekzistuar prej kohësh. E mbaj mend prej kohësh këtë dëshirë, ashtu sikundër nuk ka qenë ndryshe në anën tjetër.

Nga ana tjetër, shumëçka sot duket e vonuar në fakt, deri përpara jo më shumë se 10 vitesh dukej fantashkencë. Sot nuk është më kështu. Krijimi i Ligës Unike shkon një hap më tutje, përbën një moment shkuarje në një nivel tjetër në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, dhe kam shpresë e besim se kjo do bëhet shtysë për të tjerët. Aq më tepër që në fushën e sportit ne s;jemi të mëdhenj edhe nëse jemi bashkë, jo më të ndarë që jemi shumë të vegjël.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/sporti-bashkon-shqiperi-kosove-krijohet-liga-unike-ne-basketboll/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended