BEKIM FEMIU NE SHQIPERI | Kinematografia, Arti Skenik - Sporti

  • 3 years ago

Bekim Fehmiu ne Shqiperi.
Përshkrimi: Pamje e qytetit te Tiranes. Bekim Fehmiu mberrin ne Tirane, pritet nga Todi Bozo, Viktor Gjika, Piro Milkani, Endri Keko, etj. Bekim Fehmiu pritet nga Dhimiter Shuteriqi. Aspekte nga takimi. Bekim Fehmiu pritet nga M. Bala. Aspekte nga takimi. Pamje e Krujes. Bekim Fehmiu perpara monumentit. Pamje e kalase dhe e muzeut te Krujes. Bekim Fehmiu shkruan ne librin e pershtypjeve. Ai viziton qytetin e Durresit, viziton muzeun e luftes Nac Çl Durres. Plan para pllakes perkujtimore te Mujo Ulqinakut. Viziton muzeun arkeologjik te Durresit. Bekim Fehmiu viziton Gjirokastren. Bekim Fehmiu viziton Saranden, pamje e Butrinitit, kalaja, amfiteateri. Bekimi kalon porten e Luanit, qe sipas legjendes neper kete porte ka kaluar Odisea, personazh mitoligjik i interpretuar nga Bekim Fehmiu. Bekimi takohet me njerezit e teatrit. Bekimi viziton hidrocentralin e Vaut te Dejes. Pamje e makinerise. Bekim Fehmiu ne tribunen e 1 Majit ne Tirane. Tribuna qendrore ku duket Enver Hoxha. Aspekte nga parakalimi. Largimi i Bekim Fehmiut nga Shqiperia. Aeroporti i Rinasit ku percillet nga Piro Milkani etj.

Operator: Bardhyl Martiniani

Bashkëpunëtorë: V. Zera

Shenime: Filmi i kushtohet vizites ne Shqiperi te artistit kosovar Bekim Fehmiu.
Regjia: Vitori Çeli
Skenari: -
Muzika: Elda Budini
Producent: Kinostudio "Shqiperia e Re"
Viti: 1972
Kohëzgjatja: 10 min

Recommended