Krijohet policia e Kosoves, UMNIK ndihmon ne krijimin e SHPK-se - (29 Gusht 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Shërbimi Policor i Kosovës, ka filluar të funksionojë që nëntë muaj më parë dhe sot në të janë përfshirë rreth 400 vetë. Iniciativën për krijimin e kësaj policie e ka marrë UMNIK-u, i cili me ndihmën e IOM-it ka bërë të mundur zhvillimin e kurseve në shkolla e në terren, të policëve të ardhshëm të Kosovës. Me ndihmën e OSBE-së, sot pjesa më e madhe e policëve të SHPK-së janë të armatosur, megjithatë ata ende patrullojnë nën mbikëqyrjen e policëve ndërkombëtar.

Sipas disa prej policëve të parë të Shërbimit Policor të Kosovës, ata janë gati që tani të marrin vendimet e tyre dhe të veprojnë si të pavarur. Shefi i personelit të stërvitjes të SHPK-së, Xhorxh Mc Gloue, deklaron për TV Klan, se brezat e parë të Shërbimit Policor të Kosovës, shumë shpejt do të kenë mundësinë të dalin vetë në patrulla, megjithatë ai sqaron se çdo gjë kërkon kohë.

Polemikave të shumta mbi përfshirjen apo jo të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në SHPK, Mc Gloue i përgjigjet, duke thënë se të gjithë kanë të drejta të barabarta të futen në Shërbimin Policor të Kosovës. Megjithatë ai thekson se ish-luftëtarët e UÇK-së, pas futjes në këtë shërbim duhet të lënë çdo organizatë tjetër. Ndërkaq muajin e ardhshëm brezat e parë të SHPK-së do të kenë mundësinë të patrullojnë pa mbikëqyrjen e një polici ndërkombëtar./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended