Ora News – Enver Hoxhaj përshkruan në një libër krijimin e shtetit të Kosovës
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ngritja e një shteti është historia në të cilën, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj përshkruan në librin e tij të cilin e promovoi në Tiranë së bashku me homologun shqiptar, Ditmir Bushati
Hoxhaj: Për mua është e natyrshme që librat e autorëve nga Kosova të dalin në dritë në Tiranë. Libri im ka lindur nga rrethanat e vështira ku ka lindur edhe shteti i Kosovës.
Bushati: Libri është një eksperiencë më vete sepse edhe eksperienca e ministrit të Jashtëm të Kosovës në kapacitetet e tij të shumfishta është unike. Nuk mund të mos ta them që personalisht kur e kam marrë librin nga Enveri, gjëja e parë që pashë ishte kapitulli për Shqipërinë.
Në promovimin e librit, ministri Hoxhaj iu përgjigj pyetjes së krijimit të një identiteti të pavarur kosovar, teksa tha se Kosova ka një identitet politik që kundërshtohet nga Serbia, ndërsa për kombëtaren e re të futbollit, Kosovën, Hoxhaj tha se shqiptarët kanë 3 skuadra futbolli.
Hoxhaj: Natyrisht që ka një identitet politik të Kosovës shtetëror dhe natyrisht nëse ka një kundërshtar të identietit politik shtetëror të Kosovës është Serbia.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/rajoni/enver-hoxhaj-pershkruan-ne-nje-liber-krijimin-e-shtetit-te-kosoves/
Recommended