RTV Ora - Policia e Kosovës patrullim edhe në Sarandë e Vlorë
  • 5 years ago
#rtvora

Forcat e Policisë rrugore të Kosovës do të patrullojnë këtë vit për herë të parë edhe në rrugët e Jugut të Shqipërisë, zona të cilat po frekuentohen masivisht nga pushuesit përtej kufirit. Këtë vit shënohet viti i 10 i patrullimeve të përbashkëta me synim garantimin e sigurisë në rrugë!

Për herë të parë, forcat e Policisë Rrugore të Kosovës do të patrullojnë edhe në Jug të Shqipërisë.

Patrullimet e përbashkëta mes dy policive nisën të martën dhe veç rrugës së kombit do të fokusohen në zonat më të frekuentuara nga numri në rritje i pushuesve nga Kosova.

Skënder Ismaili: Ndryshe nga ditët e tjera ne e kemi shtrirë këtë shërbim policor deri në Vlorë dhe Sarandë. Kjo për arsye se mjaft pushues të Kosovës prferojnë bregdetin e jugut.

Drejtori i Divizonit të Trafikut në Drejtorinë e Policisë të Kosovës, Jeton Rexhepi, thotë se qëllimi i këtij bashkëpunimi është garantimi i sigurisë së pushuesve.

Jeton Rexhepi,Drejtori i Divizonit të Trafikut në Drejtorinë e Policisë të Kosovës: Do merremi me disa kundravajtja që ne i konsiderojmë të rrezikshme, sic janë tejkalimi i shpejtësisë apo tejkalimet në vendet e ndaluara.

Patrullimet e përbashkëta mes policive të Kosovës e Shqipërisë nisën 10 vjet më parë. Mbi këtë shembull prej disa vitesh në Shqipëri patrullojnë edhe forca të policisë nga Italia, Maqedonia e këtë vit për herë të parë edhe nga Çekia.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/policia-e-kosoves-patrullim-edhe-ne-sarande-dhe-vlor
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended