RTV Ora - Ambasada e Kosovës çel ekspozitë për promovimin e faunës shqiptare
  • 5 years ago
#rtvora
Ambasada e Kosovës ka hapur dyert e një ekspozite tejet të veçantë. Artistët nga Shqipëria e Kosova janë bërë bashkë për të sjellë një album fotografik të faunës së egër, një pasuri kombëtare e ndodhur në të dy shtetet.

Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Sylë Ukshini, e cilësoi këtë ekspozitë një veprimtari të veçantë.

Sylë Ukshini: ?Kur i sheh këto fotografi nuk u beson syve se kjo faunë ekziston në ambientet shqiptare. Synimi është që njerëzit të jenë të vëmendshëm për ta ruajtur këtë pasuri. Sepse kjo krijon një lloj balance natyrore. Duke pasur këtë faunë kemi një ambient më të mirë, më të pasur dhe më të pastër.?

Ambasdori Ukshini tha se kjo ekspozitë do ti kalojë kufijtë e shtetit shqiptar, duke u prezantuar edhe në vende të tjera

Sylë Ukshini: "Është hera e parë që brenda ambienteve të ambasadës bëhet një ekspozitë e tillë dhe kjo ekspozitë që ka startuar këto do të vazhdoj edhe në ambasadat e tjera. Stacioni tjetër i radhës do jetë në Londër. Publikut londinez dhe misioneve diplomatike do tu prezantohen bukuritë e rralla që ka fauna.?

?Ekspozita e jetës së egër shqiptare? ka për qëllim promovimin dhe mbrojtjen e faunës në trevat shqiptare përmes fotografisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ambasada-e-kosoves-cel-ekspozite-promovimin-e-faunes-shqiptare

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended