Ora News – Në qytetin e Vlorës janë funksionalë vetëm 6 autobusë, por të amortizuar

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Vlorë vijon të mbetet problematike linjat e urbanëve qytetas. Kreu i parkut të shërbimit urban vlerëson se vetem 6 autobusë që ka për qytetin, nuk mjaftojnë për t?u shërbyer mbi 250 mijë banorëve.
Shërbimi urban publik në Vlorë drejt falimentimit. Aktualisht janë vetëm gjashtë mjete në shërbim, që si pasojë e vitit të vjetër të prodhimit, por edhe mosmirëmbajtjes, shpesh pësojnë defekte.
Të mberritur ne Vlore nga shteti italian, prej viteve 2006-2007, autobusët e linjës qytetase kanë pësuar demtime dhe si pasoje e amortizimit te rrugeve.
Drejtori i Parkut, Kastriot Mema, pohon se 6 urbanë nuk plotësojnë shërbimin ndaj qytetarëve të Vlorës, që numëron të paktën 250 mijë banorë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ne-qytetin-e-vlores-jane-funksionale-vetem-6-autobuse-por-te-amortizuar/