Ora News –Kisha katolike apel politikës: Angazhim kundër korrupsionit dhe drogës
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkë me urimin për Krishlindjen, Kisha Katolike ka përcjellë edhe një mesazh për politikanët, që ashtu siç treguan pjekuri për dakortësinë e arritur me reformën në drejtësi, ashtu të punojnë për të mirën e përbashkët, për një shoqëri më të drejtë. Mesazhin e përcolli, Arqipeshkvi u Tiranës dhe Durrësit, Imzot George Frendo, i cili kërkoi më shumë angazhim nga politika për të luftuar korrupsionin dhe drogën.
Kisha Katolike i ka përcjellë një mesazh të fortë politikës shqiptare, që të angazhohet për të luftuar korrupsionin dhe drogën.
Kjo thirrje e Arqipeshkvit të Tiranës dhe Durrësit Imzot George Frendo, erdhi bashkë me vlerësimin për arritjen e dakortësisë për reformën në drejtësi.
?Ne u gëzuam kur partitë politike ranë dakord për reformen në drejtësi ? ishte shenjë pjekurie politike, sepse politikanët duhet të kërkojnë të mirën e përbashkët më shumë sesa të mirën e partisë. I nxisim të angazhohen edhe më shumë për të kontrolluar plagën e korrupsionit dhe të drogës, dhe të tregojnë më shumë kujdes për të varfrit, që janë gjithmonë në zemrën e Krishtit?.
Në urimin e tij të Krishlindjes, Imzot Frendo, tha se kjo ditë na angazhon të krijojmë një shoqëri më të drejtë dhe më vëllazërore, ndërsa lartësoi sakrificën e Jezusit, i cili erdhi në botë për të mbrojtur ata që janë pre e padrejtësisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kisha-katolike-apel-politikes-angazhim-kunder-korrupsionit-dhe-droges/
Recommended