USAID prezanton projektin prej 9 mln $ për drejtësinë në Shqipëri- Ora News

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

USAID ka prezantuar proejktin prej 9 mln dollarësh për sektorin e drejtësisë në vendin tonë.
Në njoftimin e USAID, thuhet se ?Ky projekt i ri pesëvjeçar (2016-2021) i USAID-it në Drejtësi për të Gjithë financuar me 9 milion dollarë, do t?i vijë në ndihmë drejtuesve të gjyqësorit për të përmirësuar punën e gjykatave në Shqipëri, duke prezantuar standarde gjyqësore gjithëpërfshirëse për efektshmërinë, transparencën, aksesin dhe llogaridhënien. USAID do t?i ofrojë mbështetje edhe organizatave të shoqërisë civile, gazetarisë investigative dhe medias për të forcuar rolet e tyre si aktorë të rëndësishëm në procesin e reformës në drejtësi dhe si mbikëqyrës të zbatimit të reformave.?
I pranishë në prezantimin e projektit ishte dhe Ndihmës Administratori i USAID-it Thomas Melia i bëri thirrje liderëve shqiptar të bëjnë hapa para me miratimin e reformës në drejtësi, duke i quajtur ndryshimet kushtetuese dhe ligjore të propozuara si ?jetike jo vetëm për një sistem të drejtë gjyqësor, por dhe për një demokraci funksionale. Tani është momenti i duhur. Vonesat dëmtojnë integrimin e Shqipërisë në BE dhe zhvillimin e vendit.? Ai e quajti shumë të rëndësishme shoqërinë civile dhe median që çdo proces reformash të fitojë legjitimitet para publikut dhe qëndrueshmëri.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/usaid-prezanton-projektin-prej-9-mln-per-drejtesine-ne-shqiperi/

Recommended