Ora News - Ndërhyrja në Tiranë-Elbasan, ARRSH miraton fondin prej 3 mln eurosh
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Heqja e gurëve të cilët kanë bllokuar segmentin Tiranë -Elbasan ka një kosto prej 374 milion lekësh ose rreth 3 mln euro.Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin me objekt Stabilizim i rrëshqitjes në aksin Tiranë-Elbasan dhe pret ofertat deri në 3 shtator.

Përfundimi i punimeve në këtë segment dhe hapja e tij për automjetet që të jetë gati në janar të vitit 2019. Bllokimi i këtij segmenti është bërë që prej muajit Dhjetor 2017, pas shirave të rrëmbyeshëm në dalje të tunelit të Krrabës nga ana e Elbasanit ku pati një rrëshqitje shkëmbore, e cila vijon të bllokojë rrugën dhe të vështirësojë kalimin.

Por çfarë masash parashikojnë të merren për të shmangur bllokime të tjera? Sipas raportit të ekspertëve të cilët kanë studiuar zonën për disa muaj duhen disa ndërhyrje për të stabilizuar rrëshqitjet. Ekspertët sugjerojnë që në pjesën me kritike te këtij segmenti rrugor të ndërtohet një tunel gjysmë i hapur vetëm për një seksion të rrugës, ai qe është afër skarpatës drejtimi Elbasan-Tiranë.

Ne pjesën e sipërme të tunelit gjithashtu kërkohet të ndërtohet një mur pritës për ndonjë bllok qe mund të bjerë nga skarpata i cili mund te kaloje ne seksionin Tirane Elbasan dhe te krijoje aksidente fatale. Gjithashtu rekomandohet që Pjesa tjetër e rrugës të mbrohet me një mur betoni ose mur me gabiona si dhe e gjithë skarpata të mbillet me bar dhe me rrjeta mbrojtëse.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nderhyrja-ne-tirane-elbasan-arrsh-miraton-fondin-prej-3-mln-eurosh
Recommended