Rama në Novoselë: Çertifikatat e pronësisë për tokën bujqësore, falas- Ora News

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT


Në Novoselë, qeveria i ka hapur udhë dhënies së titujve të pronësisë mbi tokën në fshat, duke sjellë edhe lehtësi në aplikimin për marrjen e këtyre çertifikatave. Kryeministrit Edi Rama, tha se ky premtim po bëhet realitet 2 vjet e gjysmë pas ardhjen në pushtet, për shkak se situata e trashëguar në hipotekë ka qenë katastrofike. Rama tha se ky proces e kalon bujqësinë nga mbijetesa tek një zhvillim rural i qendrusheëm.
Dy vjet e gjysmë pas zotimit në fushatë elektorale, qeveria ka nisur dhënen e titujve të pronësisë mbi tokën në fshat. Procesi nisi në Novoselë, ku kryeminstri Edi Rama duke vënë në dukje se dhënian e titujjve i jep zgjidhje një problemi 25 vjeçar, shpjegoi edhe aryset e kësaj vonese.
Edi Rama: Koha që nga dita që kemi marrë këtë zotim është 2 vjet e gjysmë, por, nëse do t?i kërkoja Drejtorit të Përgjithshëm të hipotekës të tregonte gjithë kalvarin për të përgatitur këtë proces, do duhej të rrinim këtu deri në mbrëmje, pasi situata që trashëgua edhe në hipotekë ishte një situatë katastrofike. Këtë situatë kemi vendosur ta ndryshojmë rrënjësisht dhe jemi duke e ndryshuar, edhe pse jemi të vetëdijshëm që ka ende jashtëzakonisht shumë probleme që lidhen me bazën e të dhënave të informacionit.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rama-ne-novosele-certifikatat-e-pronesise-per-token-bujqesore-falas/

Recommended