Report Tv-Librat falas për fëmijët, Rama nis shpërndarjen nga Vlora: Mos i dëmtoni!

  • 6 years ago
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me prindër e mësues ditën e sotme në Vlorë, ku ka folur për librat falas, nga ku ka nisur edhe shpërndarjen për fëmijët e fillores. Gjatë këtij takimi Rama tha se tashmë prindërit e fëmijëve të fillores vitin e ardhshëm nuk do shpenzojnë për të blerë tekste. Por nga ana tjetër, kryeministri iu bëri thirrje prindërve se librat do merren falas dhe do kthehen përsëri pa i dëmtuar ato.

Prindërit e fëmijëve të fillores vitin e ardhshëm nuk do shpenzojnë për të blerë tekste, por duhet të theksojmë se librat do merren falas dhe do kthehen përsëri pa i dëmtuar ato. Kjo është një mënyrë për të krijuar një raport të posaçëm me librin. Doja t'iu uroja fëmijëve të marrin sa më shumë kënaqësi dhe njohuri nga këto libra.

Kryeministri Edi Rama

Recommended