Ora News –OSBE: Shqipëria nuk ka luksin që të vonojë drejtësinë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

OSBE shprehet e shqetësuar nga vonesat në zbatimin e reformës në drejtësi. Zevendësshefi i misionit në Tiranë, Robert Wilton ka një mesazh të qartë për aktorët politikë dhe ata gjyqësorë.
Wilton: Shqipëria nuk e ka luksin që të vazhdojë të vonojë drejtësinë. Gjykatave iu duhen akorduar burimet e nevojshme që të përmbushin detyrat në mënyrë efikase, që rikthen besimin dhe pritshmërinë e qytetarëve tek institucionet.
Kërkesën e bëri gjatë prezantimit të raportit të gjykimeve administrative për vitin 2015, i cili evidenton disa nga problematikat që vonojnë drejtësinë.
Raporti tregon se infrastruktura mbetet problemi i madh për gjykatat e shkallës së parë, dhe kuadri ligjor nuk e ndihmon ngarkesën e çështjeve në atë të Apelit.
Wilton: Për shumicën e gjykatave administrative të shkallës së parë, infrastruktura që duhet të mundësojë akses të efektshëm në gjykata rezultoi e pamjaftueshme. Në lidhje me të vetmen Gjykatë Administrative Apeli në vend, monitorimi tregoi se kuadri ligjor nuk e ndihmon ngarkesën e punës së që ka aktualisht kjo Gjykatë.
Gjetjet e raportit i përforcoi kryetari i Apelit Administrativ, Kastriot Selita, i cili kërkoi zgjidhje.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/osbe-shqiperia-nuk-ka-luksin-qe-te-vonoje-drejtesine/

Recommended