Ora News –Ministria e Drejtësisë publikon kronologjinë për dosjen “Balili”

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministria e Drejtësisë publikon kronologjinë e korrespondecës shkresore zyrtare hyrëse-dalëse të kësaj Ministrie për dosjen ?Balili?.
Përmes kësaj kronologjie, Ministria e Drejtësisë sqaron gjithë opnionin publik mbi veprimet e shpejta mbi këtë çështje dhe për të shuar çdo spekulim apo dhe aludim që hidhet për këtë histori.
KRONOLOGJA E VEPRIMEVE
1.Prokuroria e Krimeve të Rënda me shkresë N112/1 prot, datë 11.05.2016 ka kërkuar përcjelljen e ?Letër porosisë? për ndihmë juridike, drejtuar autoriteteve greke të drejtësisë. Kjo kërkesë për ndihmë juridike është administruar në Ministrinë e Drejtësisë, protokolluar me Nr.2005 Prot, datë 11.05.2016.
2.Po në të njëjtën ditë, Prokuria e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë me shkresë 1572/1 prot, datë 11.05.2016 ?Ka sjellë transmetimin e materialit për procedimin penal nr.44, të kërkuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda (i njëjti material i sjellë nga Prokuria e Krimeve të Rënda). Edhe kjo shkresë është administruar në MD me nr.2005/1 prot, dt 11.05.2016.
3.Po në të njëjtën ditë, Ministria e Drejtësisë me shkresë 2005/2 prot, datë 11.05.2016, i ka përcjellë Ministrisë Greke të Drejtësisë ?Letër-Porosinë? e Prokurorisë Krimeve të Rënda?, duke e vënë në dijeni edhe këtë të fundit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ministria-e-drejtesise-publikon-kronologjine-per-dosjen-balili/

Recommended