Ora News - Ministria e Drejtësisë i kërkon KLD hetim urgjent për gjyqtaren e Vlorës
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministria e Drejtësisë i kërkon Inspektoriatit të Këshillit të Lartë të Drejtëisë me shumë urgjencë të hetojë për veprimet e gjyqtares së Vlorës Herila Çela

"Ne do të ndjekim deri në fund çështjen dhe do të propozojmë pranë KLD marrjen e masave në përpjestim me shkeljen, deri edhe shkarkimin e gjyqtares" tha zv.ministri i Drejtesise, z.Toni Gogu.

Bëhet fjalë për rastin e një të arrestuari me armëmbatje pa leje ndaj të cilës gjyqtarja ka vendosur masën e sigurisë 'arrest shtëpie" edhe pse ai ishte përsëritës.

"Gjyqtarja Herila Çela, duke mbyllur sytë para fakteve e provave kuptimplota, ka vendosur masën e sigurisë arrest në shtëpi, për një shtetas, i cili është kapur nga policia e Vlorës duke udhëtuar i armatosur, edhe pse ishte nën masën e sigurisë arrest në shtëpi. Ky shkelës i ligjit, 2 herë i arrestuar nga policia në harkun kohor të pak muajve, lihet përsëri në shtëpi nga Gjykata, falë gjyqtares Herila Çela, e cila nuk e ka për herë të parë shfaqjen në një pozicion tejet shqetësues në raport me ligjin - gjë për të cilën ajo ka qenë edhe më parë subjekt i inspektimit të Këshillit të Lartë Drejtësisë."
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ministria-e-drejtesise-i-kerkon-kld-hetim-urgjent-gjyqtaren-e-vlores
Recommended