Ora News – Bashkia hap mensën e tretë sociale për njerëzit në nevojë në Shkozë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Tiranës vijon me shtrirjen e rrjetit të mensave sociale në të gjithë kryeqytetin. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte i pranishëm në hapjen e mensës sociale në Shkozë, pjesë e Njësisë Administrative Nr 1, një tjetër premtim i mbajtur i bashkisë për krijimin e hapësirave të reja për njerëzit në nevojë.
Duke falenderuar të gjithë ata që kanë ndihmuar në hapjen e kësaj mense, e cila është e treta që i shtohet Tiranës brenda një periudhe të shkurtër, Veliaj theksoi se Bashkia e Tiranës do të jetë aty për t?iu gjendur pranë të gjithë qytetarëve që kanë nevojë për mbështetje.
?Më vjen shumë mirë që më në fund hapëm edhe mensën e tretë të Bashkisë së Tiranës. Patëm premtuar vjet që do të hapnim 3 mensa. Filluam në Kombinat, pastaj në Laprakë, tani në Shkozë. E di që nevojat në këtë qytet janë të shumta, ka pafund probleme që duhen zgjidhur, por megjithatë besoj se kur secili bën maksimumin e vet, kur bashkia bën pjesën e saj, kur komuniteti bën të vetën, lagjja i gjendet njëri?tjetrit, atëherë besoj se është më mirë për të gjithë. Ndaj, dua t?u falenderoj të gjithëve me gjithë zemër edhe për bashkëpunimin?, tha Veliaj.
Kryetari i Bashkisë deklaroi se hapja e mensave sociale nuk do të ndalet këtu, por do të vijojë me shtrirjen në të gjithë kryeqytetin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bashkia-hap-mensen-e-trete-sociale-per-njerezit-ne-nevoje-ne-shkoze/

Recommended