Ora News – Taksa e gazit, MEI: Qytetarët të blejnë gazin në pikat e licencuara

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministria e Energjisë sqaron se vendosja e akcizës për gazin e automjeteve është i domosdoshëm për të rritur sigurinë në treg duke detyruar qytetarët që të blejnë gaz në pikat e licencuara.
Drejtori i Hidrokarbureve në Ministrinë e Energjisë, Dritan Spahiu hodhi poshtë pretendimet e ministrit të mjedisit duke sqaruar se rritja e çmimit të gazit për makinat nuk do të dekurajojë përdorimin pasi përsëri mbetet më I ulët në krahasim me naftën dhe benzinën.
Spahiu: Që disa qytetarë mbushin bombolat e tyre në pikat e karburantit gjë që është tërësisht e ndaluar në kundërshtim me rregullat teknike. Për shmangur apo dekurajuar mbushjen e bombolave të gazit në pikat e karburantit është vendosur kjo akcizë. Gjithmonë, ky çmim edhe me akcizën e rritur, do të jetë sa 1/3-ta e çmimit aktual të benzinës dhe diezelit, që janë zëvendësues të këtij produkti.
Ndërkohë në lidhje me akuzat se do të preken edhe qytetarët, drejtori i Hidrokarbureve, tha se tashmë familjarët do të drejtohen në pikat e licencuara pasi aty gazi do jetë më i lirë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/taksa-e-gazit-mei-qytetaret-te-blejne-gazin-ne-pikat-e-licencuara/

Recommended